U hap ekspozita "Riuali Fotografik" me fotografi e negativë të Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, kuruar prej Zef Pacit.
Në Trienale të Milanos, hapet ekspozita “Rituali Fotografik” me fotografi e negativë të Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, kuruar prej Zef Pacit.
E pranishme në ceremoni ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si edhe Presidenti i Trienales, arkitekti i mirënjohur Stefano Boer.
Ekspozita është mbështetur prej Ministrisë së Kulturës dhe shënon një ngjarje të rëndësishme ludhur me Vitin e Skënderbeut, përshkruan 100 vjet të historisë së Shqipërisë, përmes portreteve që studiohen para kamerës së Marubit e më pas edhe të fotografëve të tjerë që fiksojnë momente të përditshmërisë shqiptare.
“Një ritual elegant oksidental të kuruar deri në detaje, që alternonte portretet me veshje tradicionale, me vështrime befasuese, sidomos femërore që nga ezmerja deri te turçelesha, nga lypsarja deri te madama, duke e kthyer çdo portret në një arketip.
Në margjina të arteve të tjera, fotografia e Marubve, Idromenos, Kodhelit, Shan Picit, Nenshatit e me radhë, ishin pasqyra më fantastike, njëherësh moderne për kohën e vendin por edhe, po aq klasike, e atij kufiri të hollë Lindje-Perëndim.