Është vendosur Busti i Skënderbeut në zonën Odesa të Ukrainës ku jetojnë rreth 5 mijë banorë të identifikuar.
Busti i heroit kombëtar është mbështetur nga Qendra Media Aktive, dhe është përkrahur nga Posta Shqiptare.
Skulptura është vendosur në zonën Odesa, ku në fshatin Karakurt jetojnë 2700 banorë, rreth 80 përqind e tyre janë me origjinë shqiptare.
Andaj për ruajtjen e kulturës dhe zakoneve shqiptare, është ngritur busti i Gjergj Kastriot Skënderbe, dhe paraqet një rendësi të madhe për ta.
Kjo skulpturë është një mesazh dhe mirënjohje që i jepet këtij komuniteti, për t’i dhënë mundësi të ndihen sa më afër Shqipërisë.