Në Ukrainë është vendosur Busti i Skënderbeut

Në Ukrainë është vendosur Busti i Skënderbeut

Është vendosur Busti i Skënderbeut në zonën Odesa të Ukrainës ku jetojnë rreth 5 mijë banorë të identifikuar.

Busti i heroit kombëtar është mbështetur nga Qendra Media Aktive, dhe është përkrahur nga Posta Shqiptare.

Skulptura është vendosur në zonën Odesa, ku në fshatin Karakurt jetojnë 2700  banorë, rreth 80 përqind e tyre janë me origjinë shqiptare.

Andaj për ruajtjen e kulturës dhe zakoneve shqiptare, është ngritur  busti i Gjergj Kastriot Skënderbe, dhe paraqet një rendësi të madhe për ta.

Kjo skulpturë është një mesazh dhe mirënjohje që i jepet këtij komuniteti, për t’i dhënë mundësi të ndihen sa më afër Shqipërisë.