Në Zvicërr Edon Muhaxheri, ka shpalosur projektin e tij me Alfabetin dhe Helvetikën Shqipe, duke hapur një ekspozitë. Në Galerinë e Artit Peyer në qytetin zvicrran Cyrih, Muhaxheri ka sjellë Bredhin – Naum Bredhin, apo Naum Veqilharxhin, i cili ishte kundër çdo forme të dominimit ndërkombëtar në shqiptarë. Ai kësisoj kishte ardhur me idenë e një alfabeti unik për një gjuhë unike.
Në galeri gjithandej është shpalosur ky alfabet, alfabeti i harruar Vithkuq.
“U mahnita me kreativitetin e Naum Veqilharxhit. U shokova me faktin që askush nuk flet për këtë pasuri kombëtare. Fillova punën për identifikimin e shkronjave origjinale shqipe dhe zbërthimin e tyre në elemente tipografike – thjeshtëzimin deri në realizimin e tij përmes lëvizjeve më të thjeshta të dorës” ka thënë Muhaxheri.
Ekspozita e tij është shfaqur në Kosovë, Ëashington dhe tashmë edhe në Zvicërr.