“Nëntori i ftohtë” premierë në festivalin ndërkombëtar të filmit

“Nëntori i ftohtë” premierë në festivalin ndërkombëtar të filmit

Trembëdhjetë regjisor nga e mbarë bota duke përshirë edhe Kosovën do të garojnë për Çmimin “Kutxabank – Neë Directors”.

Drejtori i Festivalit “San Sebastian”, Jose Luis Rebordinos dhe drejtori i Kutxabank në Donostia, kanë bërë të ditur në një konferencë për media se trembëdhjetë regjisor nga Evropa, Azia dhe Amerika Latine do të konkurrojnë për këtë çmim, raporton Insajderi.

Këtë vit regjisorët kanë pas për synim që filmi i tyre të ketë për tematikën e konfiklteve personale, familjare në luftën në Vietnaim të shekullit 19-të dhe Jugosllavin e fillim viteve 1990.

Në mesin e këtyre regjisorëve do të jetë edhe regjisori nga Kosova, Ismet Sjarina me filmin “Nëntori i ftohtë”.

Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.

E gjitha jeta institucionale në atë kohë bërë që shumica e qytetarëve asaj gjendje t’iu përgjigjen me demonstrata paqësore. Gjatë kësaj kohe, personazhi i filmit Fadili i cili punon si arkivist i duhet të zgjedh në mes dy opsioneve. /Insajderi.com