‘Nëntori i ftohtë’ shfaqet në festivalin më të madh të filmit në Skandinavi

‘Nëntori i ftohtë’ shfaqet në festivalin më të madh të filmit në Skandinavi

Filmi me regji të regjisorit kosovar, Ismet Sijarina, do të fillojë të shfaqet në festivalin e filmit në Suedi, “Gotebourg Film Festival”.

“Göteborg Film Festival” është festivali më i madh i filmit në gjithë Skandinavinë, i cili mbahet në Suedi, ndërsa filmi kosovar do të shfaqet nga data 28 janar deri më 1 shkurt.

Image result for filmi nentor i ftohte

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me “Albasky Film”, “AUDIOHAUS” dhe “Ikone” dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Image result for filmi nentor i ftohte

Në rolet kryesor paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.

Skenari është i shkruar nga: Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati. Montazher: Vladimir Pavlovski. Muzika: Jericho. Producentë: Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Paskal Semini, Valon Bajgora. Regjia: Ismet Sijarina.