
Doli episodi më i ri i serialit të famshëm Schengen Visa “Nëntori me femën”.
Ibrahimi planifikon të fejohet mirëpo Axhi Basri gjatë kohës që është duke e organizu martesën e Nëntorit në pauz hyn me një faqe për të rritur dhe kënd po ju merr mendja që e sheh aty.
Xhejmali i’a kurdis një kurth Emës për t’u ndarë, i cili dihet që për të bërë pështjellime është i pari, Nëntorin ende pa u martu fillon me udhëheq femra e tij, Liria në mes të Ambasadës bën sehire, Lulja takohet me një aplikante prej selikonit.
Shikoni episodin e plotë më poshtë dhe do qeshni me lot me këta personazhe.
Seriali “Schengen Visa” është prodhim i Gjirafa Studios dhe shfaqet vetëm online në platformën GjirafaVideo.com