“La Casa de Papel (Money Heist)” tashmë ka transmetuar pesë volumet e parë të sezonit të pestë të tij.
Episodet e reja të serialit spanjoll u vunë në dispozicion të shikuesve të Netflix ndërsa drama popullore spanjolle po përfundon.
Mirëpo, tashmë kompania gjigante e transmetimit të filmave dhe serialeve, “Netflix”, ka postuar një skene nga episodet e fundit të ‘La Casa de Papel’ që publikohen me 3 dhjetor 2021.
Kjo është një skenë e shkurtë dhe shumë dramatike, ku pasqyrohet zhdukja e profesorit si dhe banda e tij ka probleme në mes veti.
“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë.
Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.
Seriali spanjoll është frymëzuar nga grabitësi i bankës protokoll Willie Sutton.
Tematika e serialit paraqet një njeri misterioz i njohur si “Profesori”, i cili po planifikon grabitjen më të madhe në histori: hyrjen në Fabrikën Kombëtare të Monedhave dhe Pullave dhe shtypjen e 2.4 miliardë eurove .
Për të realizuar këtë plan ambicioz, ai rekrutoni një ekip prej tetë personash me aftësi të caktuara dhe që nuk kanë asgjë për të humbur./Insajderi.com