“New York Times” shkruan për mantiat dhe byrekun shqiptar

“New York Times” shkruan për mantiat dhe byrekun shqiptar

Gazeta prestigjioze “The New York Times” ka shkruar për ushqimet tradicionale të menysë shqiptare.

Kjo gazetë shkruan për dyqanin “Tradita” në mes të Bronksit. Dyqan ky i cili udhëhiqet nga një kosovarë, raporton Insajderi.

Ramiz Kukajn i cili jeton në Bronks me prejardhje nga Kosova para nëntë vjet djali i tij e kishte pyetur se ku mund t’i dërgonte shokët e tij në një restorant shqiptarë, për t’u treguar trashëgimin e familjes së tij.

Megjithëse Bronksi është shtëpia e shumë emigrantëve shqiptarë, Kukaj ka treguar për “The New York Times”, se tash djalit të tij ka një vend ku mund t’i dërgoj ata, ai është “Tradita”.

Byreku është pothuajse një vakt në vetvete, me petë të holla dhe djathë. Ndërsa ka edhe byrke të cilët janë më të veçantë të cilët përmbajnë djathë të dhisë dhe mazë.

Menyja e traditës shqiptare shquhet edhe me mish. Në menynë ata kanë të përfshirë disa grimca të vogla të mishit të yndyrshme, qebap dhe suxhuk.

Për vite të tëra, ky dyqan i vogël në fillim ishte një piceri napoleane. Ku shihen mbetje të asaj kohe, ndërsa muret me dinakëri të zjarrtë janë të mbuluara me fotografi bardhë e zi nga Shqipëria e shekullit të 19-të.

Leqenik është një tjetër ushqim në menynë e “Traditës” i bërë me miell misri, spinaq dhe në maje ka pak djathë.

Fli është një tortë e shijshme me shtresa të brumit dhe djathë të shkrirë, të pjekur në mënyrë tradicionale nga një kapak i cili ngrohet mbi flakë. Në “Tradita”, ajo bëhet në furrë të picës.

Mantia mund të hahet në dy kafshime, me petë të holla dhe pak mish.

E vetmja shenjë që e dallon “Traditën” nga piceria është mbi shkrimi në tendën e saj “Byrek”. /Insajderi.com