Nga “Breaking Bad” në Tiranë – Fuyija&Miyagi të premten në Shqipëri

Nga “Breaking Bad” në Tiranë – Fuyija&Miyagi të premten në Shqipëri

Kënga e tyre “Uh” është një prej këngëve të fundit të njohura botërisht. Për më shumë, kënga u bë pjesë e një prej serialeve më të njohura në botë, “Breaking Bad”. Këta janë bendi anglez “Fuyija&Miyagi” që do të performojnë të premten në Shqipëri.

Të njohur për muzikën e tyre electronic/dance/krautrock, bendi në përbërje prej katër muzicientëve nga Brighton, është formuar në vitin 2006 dhe kanë nxjerrë në treg një seri albumesh dhe këngësh të suksesshme.

Koncerti i tyre në Tiranë do të mbahet në hapësirën e “Discobox” që gjendet tek Fakulteti i Arteve në Tiranë.

Organizatorët kanë thënë se fakti që bendi ka marrë një seri të kritikave pozitive nga sajte prestigjioze si “Pitchfork” dhe “NME” kanë vendosur që t’i ftojnë në një koncert në Tiranë.

Natyrisht edhe fakti që kënga e tyre u bë pjesë e serialit “Breaking Bad” ka qenë një arsye e madhe e ftesës për të performuar në Prishtinë.

“Kjo është hera e parë që grupi po viziton Ballkanin dhe është një eksperiencë për të mos u humbur”, thanë organizatorët.

Pas bendit do të lëshojnë muzikë Dj-të Geri Kacerja dhe Lindi.

Biletat për këtë koncert do të kushtojnë 5 euro deri të premten në orën 15:00, dhe ato mund të rezervohen edhe përmes faqes së “Discobox” në Facebook, për të gjithë ata që janë jashtë Shqipërisë. Koncerti i Fuyija&Miyag  fillon pas orës 00:00./Insajderi.com