Nga dashuria e folklorit tek urrejtja e hip-hopit – Homoseksualiteti në historinë e muzikës shqiptare

Nga dashuria e folklorit tek urrejtja e hip-hopit  – Homoseksualiteti në historinë e muzikës shqiptare

Nayra njerëzore mendohet të ketë qenë gjithmonë me tendenca biseksuale. Me rregullat dhe normat sociale, marrëdhëniet mes gjinive të njejta filluan të gjykoheshin si jo të drejta, derisa në një kohë ato u ndaluan. Në vitet e fundit, ne botë por edhe tek ne, ka filluar të vërehet një frymë më liberale, një tendencë për t’u çliruar restriksionet e botës së vjetër, dhe për të krijuar një të re,  më të afërt me njerëzoren natyrale.

Por, në këtë fazë, po kthehemi pak prapa në kohë, në një të shkuar jo shumë të largët, kur marrëdhëniet homoseksuale jo vetëm që nuk ndaloheshin, por edhe u këndohej publikisht.  Këngë të tilla ende këndohen në dasma e festime tradicionale, shpeshherë ndoshta edhe prej personave homofobik që nuk ndalen për ta analizuar fjalët e këngëve. Ne nuk do të ndalemi kësaj radhe për ta analizuar se si e pse filloi të ndalohej, por do të bëjmë një shëtitje nëpër tekste të këngëve shqipe në periudha të ndryshme, dhe të analizojmë se si ka ndryshuar i imazhi i një individi LGBT.

Këngët e arshikëve e dylberëve, me të cilat pak a shumë jemi të gjithë familjarë, janë të panumërta dhe të përhapura edhe në Kosovë e Shqipëri. Në fakt mendohet që në Shqipëri, marrëdhëniet homoseksuale u ndaluan me ardhjen e diktaturës. Ja një tekst i tillë:

“[‘po na vjen nji vark me vela,

thonë se ka manifaktur,

qenka mbush o me dylbera,

Jalla zot, shkarkofshin ktu…”

Do të thotë dylberat, jo vetëm që nuk shiheshin me urrejtjen e përçmimin e sotëm por ishin më se të mirëseardhur.

Një tjetër tekst, i shkruar nga poeti , ngjajshëm përshkruan kënaqësitë seksuale të përjetuar nga marrëdhëniet me seksin e njejtë.

“…Në Evropë s’lashë vend pa parë

Kuplaratë i mora mbarë.

Shijova bionde gjermane

Meskëputurat persiane

Rreth e qark iu sulla botës

Por në Francë lashë ment e kokës.

Kush të dojë le ta provojë

Të ma marrë mikun në gojë

Në Stamboll mos shkofsha kurrë

Bashkohet burri me burrë.

Thonë se është ves i shëmtuar,

Mos vdeksha pa e provuar…”

Në vitin 2002, Adelina Ismaili, që në një mënyrë apo tjetrën shumë shpesh ka ditur të prek fenomene urbane para se ato të bëhen trend, në tekstin e kangës “Shokut tim” përcjell mesazh fuqizues dhe empatik që për kohën ishte vërtetë diçka e re;

“Ti e di se të kam shok

dhe nuk të lë që të zhgënjehesh

Bota është e tillë dhe nuk mundesh vetëm me të, të rrehesh

Ti je ai që je nuk ke as nevojë që të fshehesh”

dhe na thirr të hapim mendjen, të bëhem njerëzor dhe të pranojmë që orientimi seksual i dikujt tjetër, para se të gjithash nuk është diçka me të cilën duhet të merremi, dhe tjetra, është hipokrite fakti që njerëzit ende reagojnë ndaj homoseksualitetit si diçka e padëgjuar përderisa egzistojnë fakte jo të pakta që dokumentojnë marrëdhëniet seksuale mes personave të gjinisë së njejtë prej antikës.

“Ti nuk je as pak banal

nese ndihesh si homosekusal

S’ke nevojë për guxim

se ti je djalë dhe

don djalë tjetër

As i pari as i fundit

Kjo gjë në botë

është punë e vjetër

Jeto për vete e jo për të tjerët

leri njerzit le të plasin”

Ndërkohë që vite më vonë, hip-hop bandi Ritmi i Rrugës, te kënga “Jankerat” jo vetëm që dukurinë e homoseksualitetit e fut në të njejtën kategori me të varurit nga droga, por përdor një gjuhë urrejtje të skajshme.

“Jom bo marak se as homo-seksualat nuk po na dojn

ritmi i rruges jan katunar kan nis e po thojn

qe n’bofsha veq mi njoft se cilt jon

kom me jau pre at senin edhe ndor ka me jau dhan

se ky vend nuk osht tash e as kurr sosht kan

vend i degjenerimit qe ata i thojn revolucion seksual

jo jo ky eshte vetem nje çrregullim mental

te cilit ritmi rruges i pari i tha ndal”

Stigmatizimi i këtij komuniteti, vazhdon edhe më tutje në këngët e reperave të tjera, si UniKKatil

Ai në formë fyerje e quan kundërshtarin e tij, peder.

“…O Hysen, mos harro je maneken

Le hip hopin qika jem

se spo vyjshe sen!”

Vite më pas, në një nga bashkëpunimet e një tjetër artisti të të njejtit zhanër, Buta me Dardan,

orientimi seksual vazhdon të përdoret si fyerje;

“…krejt reperat pedara si Justin Biber…”

Duket se si në shumë aspekte tjera, ne po kthehemi prapa, në kuptimin negativ.

Dua Lipa në videoklipin e këngës “Blow Your Mind” fut shumë element që tentojnë t’i japin një atmosferë ‘queer’, duke marrë modele me fizionomi androgjene, dhe madje ka edhe një flamur të komunitetit LGBT.

Ajo përdor famën dhe prezencën e saj që të përkrahë këtë komunitet dhe të bëhet në një mënyrë zëri i tyre dhe me të vërtetë, kjo është një mënyrë e mirë për të rritur vetëdijsimin  e masës.

Përveç që shumë prej shoqërisë së saj janë LGBT, ajo shpesh ka përmendur nëpër intervista se është kënaqësi e vërtetë të performosh në “queer party”./Insajderi.com