Nga Parisi për t’u njohur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë

Nga Parisi për t’u njohur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë

Një grup parizienësh “Scout”, që sapo kishin mbaruar gjimnazin, vizituan sot Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Muzeu Kombëtar ”Shtëpia me gjethe” është kthyer tashmë në një atraksion turistik, jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por veçanërisht për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Gjatë qershorit, ky muze ka mirëpritur 22% vizitorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vizitat e shumta në këtë muze gjenerojnë dhe të ardhura të cilat janë rritur me 38% më shumë krahasuar me qershorin e kaluar.

Nga të dhënat e bëra publike nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” 78% e vizitorëve në muajin qershor ishin të huaj ndërsa 50% e vizitorëve në janar-qershor ishin vendas. Shumica e vizitorëve të huaj në qershor ishin anglezë, gjermanë dhe francezë.

Ky muze, ose thesari i memories kolektive, i kushtohet njerëzve të pafajshëm që u arrestuan, internuan, torturuan dhe vuajtën dënime të rënda për shkak të përgjimeve, kontrolleve e spiunimeve gjatë regjimit komunist, shumica e të cilave kryheshin nga kjo shtëpi.