Nis një peticion që ish-biblioteka “Hyvzi Sylejmani” të mos shndërrohet në muze

Nis një peticion që ish-biblioteka “Hyvzi Sylejmani” të mos shndërrohet në muze

Objekti i ish-biblotekes “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë qëndron i mbyllur tash e disa vite.

Kuvendi Komunal në fund të vitit të kaluar kishte miratuar statusin për ti hapur rrugë funksionalizimit të këtij institucioni kulturor, duke e kthyer atë në muze.

Megjithatë, Albert Shala dhe disa të rinj të tjerë nga Prishtina kanë nisur një peticion kundër shndërrimit të këtij objekti në muze dhe për rikthimin e këtij objekti në bibliotekë.

Alberti thotë se shkollën e mesme dhe universitetin e ka ndjekur duke lexuar në atë bibliotekë.

Peticioni është nënshkruar nga disa persona.

Objekti ish-bibliotekës vazhdon të qëndrojë në gjendje shumë të keqe.