Një ekstremist me çekan e shkatërron statujën e gruas lakuriqe

Një ekstremist me çekan e shkatërron statujën e gruas lakuriqe

Një burrë e ka dëmtuar me çekan statujën e gruas me gjinj lakuriqe, simbol i qytetit Setif në vazhdën e sulmeve të tilla.

Drejtori për komunikime i Setifit Mohammed Topuiri ka deklaruar sot se një salafist, i cili e përkrahë islamin konservativ, i ka shkatërruar fytyrën, gjinjtë dhe një dorë të statujës, e cila është pjesë qendrore e shatërvanit të qytetit, transmeton AP.

Ministri i kulturës Azzedine Mihoubi, i cili është nga Setifi, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se kryerësi është arrestuar.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për njeriun e njëjtë i cili e kishte dëmtuar këtë statujë edhe vitin e kaluar.

Statuja është vepër e skulptorit francez Francis de Saint-Vidal dhe daton nga viti 1889.

Ekstremistët më herët në vitin 1997 e kanë dëmtuar këtë statujë me dinamit dhe ajo është restauruar në Itali./Insajderi.com.