Një kosovare në mesin e 150 njerëzve që ecën në pistën e festivalit të Mançesterit

Një kosovare në mesin e 150 njerëzve që ecën në pistën e festivalit të Mançesterit

Rreth 150 njerëz të thjeshtë por të jashtëzakonshëm ecën përmes një piste me tulla të verdha për natën hapës te Festivalit Ndërkombëtar të Manxhesterit – dhe njerëzit po çmenden për të.

Njerëzit nga të gjitha sferat e jetës shkuan për të festuar rrëfimin e tyre në hapje të festivalit bienal të artit 18-ditorë, ditën e djeshme, shkruan mediumi anglez Glamour Magazine.

Pjesa e pistës, e titulluar “What Is The City But The People?” (Çfarë është qyteti përpos njerëzit e tij?), kishte të gjithë njerëzit e përfshirë; që nga një foshnje 4-ditëshe me emrin James teksa bartej nga nëna e saj, e cila mbante një bastun.

Përderisa njerëzit ecnin, rrëfimet për jetën e tyre shfaqeshin prapa ekranit për të tjerët që ta lexonin.

Ndër të tjerë që ecën ishte edhe një vajzë nga Kosova, Jehona, e cila si 11-vjeçare kishte parë teksa të 19 anëtarët e familjes së saj ishin vrarë në Kosovë, me ç’rast në ato momente edhe ajo ishte menduar si e vdekur. Jehona eci me një buzëqeshje rrezatuese në fytyrën e saj.

Aty gjendeshin edhe dy taksistë të cilët kishin ndalur taksi metrin e tyre për të dërguar fansat e Ariana Grandes në shtëpi pa pagesë në natën e sulmit në Manchester.

“Ishte çuditërisht shumë prekëse të shihje njerëzit të duartrokiteshin thjesht sepse janë vetvetja”, kishte thënë njëri prej pjesëmarrësve. /Insajderi.com