Një mënyrë natyrale për enët e bllokuara të gjakut

Një mënyrë natyrale për enët e bllokuara të gjakut

Sipas hulumtimeve një prej faktorëve që ndikojnë në shumë sëmundje janë enët e bllokuara të gjakut.

Si pasojë e bllokimit të tyre tendencat e organizmit për mosfunksionim rriten, e prej kësaj vijnë edhe shumë sëmundje shqetësuese.

Një kombinim i disa produkteve, shumë prej të cilave tashmë gjinden në frigoriferin tuaj do të mund të ju ndihmojë në zhbllokimin e enëve të gjakut dhe parandalimin e sëmundjes.

Kjo kurë përbëhet prej kombinimit të lëngut të limonit, uthullës së mollës, mjaltit, xhenxhefilit dhe hudrës.

Secilin nga këto produkte që i përmendëm më lartë, e hidhni nga një filxhan, përpos mjaltit të cilin e hidhni në sasi të dyfishuar.

Këto i përzieni dhe i lini të zihen në temperaturë mesatare për 30 minuta. Mjaltin e shtoni në fund kur masa të jetë ftohur.

Masën e pregatitur e leni në një enë qelqi dhe e ruani në frigorifer. Përdoreni nga një lugë gjelle 3 herë në ditë, para se të hani.

Kjo kurë mund të qëndrojë në frigorifer deri në 2 muaj./Insajderi.com

Burimi: Agroweb