Një qen i lumtur është një qen i pastër

Një qen i lumtur është një qen i pastër

Rritja një qeni me të vërtetë të pastër përfshin më shumë sesa thjesht një banjë të shpejtë. Më poshtë gjeni të listuara disa këshilla se si duhet të pastroni qenin tuaj si duhet dhe të zhdukni aromën e pakëndshme, njofton Insajderi.

Krehja

Krehja është hapi më kryesor për të pastruar një qen. Kjo detyrë duhet të kryhet në baza javore për qentë me gëzof me qime të shkurtra, dhe të paktën çdo ditë për ata raca që kanë qime të gjata.

Krehja largon qimet e rëna, parandalon gërshetimin, heq qafe qimet e bëra lëmsh në gëzofin e qenit dhe ndihmon në eleminimin e papastërtive dhe mbeturinave. Një krehje e plotë është thelbësore para se t’i bëni qenit tuaj një banjë.

Pastrimi i veshëve

Veshët e ndotur mund të shkaktojnë erëra të pakëndhsme dhe të çojnë në infeksione. Disa pronarë preferojnë të pastrojnë veshët e një qeni para një banje të plotë, por gjithmonë mund të kujdeseni për këtë detyrë pas larjes nëse preferoni. Për të pastruar veshët:

Thith një pambuk në tretësirë ​​tregtare për larjen e veshëve të qenit. Filloni duke fshirë pjesën e brendshme të lëkurës së veshit.

Butësisht nxirrni pjesë të vogla të flokëve nëse qeni juaj është racë që ka qime në kanalin e veshit. Kjo përmirëson qarkullimin e ajrit, gjë që i bën kanalet më pak mikpritëse për bakteret dhe merimangat.

Pasi të hiqen qimet e tepërta, zhytni një shtupë pambuku në solucionin pastrues dhe përpiquni të hiqni mbeturinat që mund të gjeni pak më thellë në kanal. Kini kujdes të mos hyni shumë thellë.

Larja e dhëmbëve

Asnjë seancë pastrimi nuk është e plotë pa u dhënë dhëmbëve një fërkim të mirë me furçë. Ju mund të zgjidhni të përdorni pastë dhëmbësh qensh ose thjesht të përdorni ujë. Filloni nga dhëmbët e pasmë dhe përdorni butësisht furçën kundër dhëmbëve në një lëvizje rrethore, duke u kujdesur që të pastroni vijën e mishit të dhëmbëve veçanërisht mirë. Mos harroni të pastroni sipërfaqet e përparme dhe të pasme.

Larja

Larja është hapi i vetëm më i rëndësishëm se si të pastroni me të vërtetë një qen. Është më mirë të heqësh dorë nga vaska dhe të pastroni qenin tuaj në oborr. Do të jetë më e lehtë për të parë nëse vërtet po pastroni qenin tuaj kur ai nuk është i zhytur në ujë.

Rregulloni temperaturën e ujit dhe kujdesuni që të mos jetë tejet i nxehtë. Kujdes gojëh, hundët, sytë dhe veshtë kur pastroni kokën e tij. Procesin e shkumimit me shampo përsëriteni të patën 2 herë. Putrat e qenit duhet të pastrohen edhe midis hapjeve të gishtërinjve të tij.

Pas larjes, thajeni me peshqir, por mos e fërkoni me shumë vrull.

Tharja

Disa njerëz preferojnë të kalojnë hapin e tharjes, dhe kjo është e pranueshme në disa raste. Sidoqoftë, tharja është e preferueshme për qen që kanë gëzoj me qime të gjata, sepse nuk ka rrezik se do i vijë ftohtë dhe gëzofi i tij do të duket shumë më bukur. Gjithashtu e bën më të lehtë krehjen e tij.

Prerja e thonjve

Pasi qeni juaj të jetë i pastër dhe i tharë, është koha për të prerë thonjtë e tij.

Së pari, ekzaminoni thonjtë e qenit tuaj për të parë nëse duhet të shkurtohen. Disa njerëz preferojnë ta bëjnë këtë para banjës, por kjo lë skaje të mprehta në thonj. Nëse dëshironi të shmangni gërvishtjet, lini këtë detyrë deri pas larjes, kur thonjtë të jenë zbutur nga uji.

Shkurtojini thonjtë pak mbi pjesën ‘rozë’ që duket mbi thonj. Nëse shkoni më tej, mund të lëndoni qenin tuaj. Nëse thonjtë e qenit tuaj janë të zinj, hiqni thjesht majet. /Insajderi.com

Burimi: Love To Know