Një rregull i thjeshtë për të kursyer para në blerjet e ushqimeve

Një rregull i thjeshtë për të kursyer para në blerjet e ushqimeve

Kur bëhet fjalë për blerje ushqimore – si ushqim ashtu edhe furnizime shtëpiake – këshilla më e mirë është të ndiqni rregullin: Mbajeni thjeshtë, kurseni, shkruan Jessica Ervine, me profesion ekonomiste, në një artikull të saj të publikuar në The Sydney Morning Herald, njofton Insajderi.

Mendojeni njëherë, çfarë është ushqimi në fund të fundit? Është një burim energjie për trupat tanë. Është karburant.

Trupi kërkon inputet ditore të tre makronutrientëve kryesorë – proteina, karbohidrate dhe yndyrë – për të funksionuar. Kërkon gjithashtu një varg mikronutrientësh, siç janë vitaminat në frutat dhe perimet e freskëta.

“Unë mendoj se sekreti i buxhetimit dhe ngrënies së mirë të ushqimit zbret në ndarjen e ushqimeve në përbërësit e tyre kryesorë. Dhe pastaj blini veç e veç”, shkruan ajo.

Pra, blini burimet tuaja të proteinave individualisht: mish, bishtajore dhe qumështore.

Blini edhe karbohidratet tuaja veçmas: perime, fruta, oriz dhe makarona të freskëta.

Në fund, blini burimet tuaja të yndyrës: arrat, gjalpin, vajrat.

E kur përgatitni një vakt, bëjeni një përzierje të të tre kategorive. E thjeshtë.

Kur jeni në dyqan ushqimesh, blini përbërësit tuaj themelorë të ushqimit sa më afër gjendjes së tyre natyrore që të jetë e mundur. Nëse është paketuar, kombinuar ose marinuar në një farë mënyre, më mirë besoni se kompania po e bën atë për margjinën e tyre të fitimit. Padyshim, mund t’ju kursejë ca kohë, por do t’ju kushtojë.

Kështu, për shembull, mos blini mish të marinuar. Blini mish dhe më pas përdorni kripë për të rritur shijen e tij natyrale ose shtoni erëza të thata.

Të gjithë artikujt që vijnë të gatshëm, e që mund t’i bëni vetë në shtëpi, mos i blini. Përgatiti vetë, kështu kursen dhe ha më shëndetshëm.

Po ashtu mos blini edhe artikujt ushqimore të brenduar për fëmijë – ato gjithnjë, po gjithnjë kushtojnë më shumë se që duhet.

E njëjta gjë vlen edhe për artikujt e pastrimit. Mos blini pastrues që janë të shtrenjtë – e gjitha që ju duhet është uthull dhe sodë bikarboni për pastrim.

Ervine po ashtu thekson se nuk duhet të bimë pre e truqeve të marketingut që fshihet pas artikujve që blejmë. Ajo thotë ‘tregohuni të thjeshtë, kurseni’. /Insajderi.com