Njerëzit e Erdoganit në Kosovë shfaqin midis Prishtinës një dokumentar propagandues kundër Gylenit

Njerëzit e Erdoganit në Kosovë shfaqin midis Prishtinës një dokumentar propagandues kundër Gylenit

Ambasada Turke në Kosovë, përmes një filmi dokumentar i parapriu sonte ditës së nesërme, që është përvjetori i tretë i puçit kundër Erdoganit në Turqi, shkruan Insajderi.

Me filmin dokumentar “The Network”, i përgatitur nga TRT World, sonte në Kino Armata në mesin e shumë qytetarëve u shpalos ana e brendshme e FETO-s, siç e quajnë Erdoganistët, kryengritësin e Puçit.

Dokumentari është realizuar përmes tregimit të gazetarit dhe botuesit anglez Andrew Wilson.

Organizator i kësaj ngjarje në prag të përvjetorit të Puçit ishte ambasadori turk në Kosovë Çağrı Sakar bashkë me Institutin Turk “Yunus Emre”, të cilët nuk dhanë prononcim për gazetën Insajderi.

Hyrja për të parë këtë film ishte pa pagesë ndërsa nuk munguan shikuesit.

Insajderi, sjellë video pas përfundimit të filmit, me të pranishmit që ishin sonte në kinema./ Insajderi.com