Novobërdë: Tha se gjyshi i tij bëri vetëvrasje, arrestohet nipi si i dyshuar për vrasje

Novobërdë: Tha se gjyshi i tij bëri vetëvrasje, arrestohet nipi si i dyshuar për vrasje

Policia ka njoftuar se rasti që është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” para dy ditësh në Novobërdë, është ricilësuar në vrasje të rëndë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin e tyre 24-orësh, ku thuhet se me vendim të prokurorit është arrestuar ankuesi tashmë i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje.

Fillimisht ai kishte raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje.

Mirëpo, rrethanat sa i përket hetimit ndryshuan pas daljes së njësive përkatëse dhe prokurorit të shtetit në vendin e ngjarjes, rrethanat ndryshuan.

“Novobërdë 15-16.01.2021 – 20:30. Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.com

Vetëvritet një person në Novobërdë