
Grupi i njohur kosovar “NRG Band”, me këngën e tyre “Goca me martini” e fituan çmimin “Best Group”.
Të rikthyer pas 10 në festival, vokalisti i grupit Besnik Qaka tha se i kishte marrë shumë malli. Ndërsa tregoi se edhe kujt ia dedikon çmimin.
“ Këtë çmim nëse me lejohet prej grupi me ia dediku gocës sime që do të vijë në jetë shumë shpejt”, tha Besniku.
Televizioni 21 në Kosovë dhe Maqedoni po ashtu ka ndarë çmim i cili shkoi për Egzona Ademin me këngën “E ndjej”