U bënë ditë që aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet për filmin e tij më të ri “I love Tropoja”. Filmi shumë shpejt do t�" />

Nuk do ta besoni çfarë roli luan Marjana Kondi në ‘I love Tropoja’

Nuk do ta besoni çfarë roli luan Marjana Kondi në ‘I love Tropoja’

U bënë ditë që aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet për filmin e tij më të ri “I love Tropoja”. Filmi shumë shpejt do të shfaqet në kinematë shqiptare dhe pritet që të ketë po aq sukses sa dhe filmi “Dy gisht mjaltë”.

Vazhdimisht Ermal Mamaqi bën të ditur të dhëna mbi filmin që lidhen kryesisht me pjesëmarrjen e personazheve dhe që rezultojnë të jenë një surprizë për publikun.

Deri tani është zbuluar se pjesë e filmit do të jenë artistë të njohur si Arjola Demiraj, Enca Haxhia, Skerdi Faria, Uindi Haxhia, Irgen Çela dhe Bruno Shllaku.

Vetëm së fundmi Ermali ka shfaqur fytyrën e personazhit të rradhës që do të luajë rol në filmin “I love Tropoja”. Pjesë e filmit do të jetë dhe aktorja e teatrit Marjana Kondi e cila ka interpretuar disa role në kinema, duke përmendur këtu dhe pjesëmarrjen në komedinë “2 gisht mjaltë”. Ajo ishte pjesë e suksesit të komedisë në fjalë dhe tani pritet të korrë dhe një sukses tjetër.

Në skenën e fotografuar, Marjana shfaqet si një e moshuar me shami në kokë. Ajo ndodhet në makinë dhe në sendiljen pas saj shihen dy burra të maskuar dhe të armatosur. Skena në fjale rrit kuriozitetin për të mësuar më shumë por që duhet të presim daljen në kinema.