Sonte mbyllet edicioni i tetë i Akademisë Muzikore Verore Evropiane – ESMA 2019 i cili është mbajtur në në Prishtinë, Gjakovë dhe Pejë prej 22 gushtit.
Ceremonia përmbyllëse e ESMA 2019 do të shoqërohet me një koncert i cili quhet “Opera night” që do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” sonte në ora 19:30.
Ndryshe, fillimi i sezonit të ESMA 2019 ishte në Mitrovicë, ku mësimet për kitarë, ansamblet e kitarës u përfunduan me sukses në mes të korrikut dhe njëkohësisht u mbajtën disa koncerte dhe ngjarje të tjera artistike.
Sipas organizatorëve gjithçka është realizuar siç ishte planifikuar, dhe në çdo qytet ka pasur atmosferë pune shumë pozitive midis pjesëmarrësve dhe profesorëve të ESMA 2019.
Gjatë akademisë janë mbajtur koncerte dhe ngjarje të ndryshme artistike në Prishtinë, Gjakovë dhe Pejë si rezultat i master klasave të pjesëmarrësve.