Këtë të shtunë mund t’i fitoni 100 biçikleta në Rahovec

Këtë të shtunë mund t’i fitoni 100 biçikleta në Rahovec

Këtë të shtunë, më 20 korrik, do të mbahet eventi me biçikleta Rahovec Tour.

Kjo ngjarje do të nis në orën 17:00, qëllimi i së cilës është promovimi i bukurive të Rahovecit.

Organizatorët kanë paralajmëruar edhe befasi në këtë edicion.

“Event me bicikleta i cili mbahet në qytetin e bukur të Rahovecit, këtë edicion në orar të pasdites nga ora 17:00, duke promovuar bukuritë natyrore dhe vreshtat e qytetit të Rahovecit.

Këtë vit pritet edhe një befasi shumë e madhe, ku do të bëhet lëshimi i balonave në një hapsirë me vreshta”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, organizatorët kanë siguruar 100 biçikleta pa pagesë për të gjithë pjesëmarrësit. Megjithatë, rezervimi i tyre duhet të bëhet shpejtë, ngase mund të harxhohen për shkak të numrit të limituar.

Po ashtu, organizatorët kanë publikuar edhe një video nëpërmjet të cilës shpjegohet rruga që do të ndiqet me biçikleta