Osmani akuzoi Thaçin për marrëveshjen me Serbinë në vitin 2013, të cilën e votoi edhe partia e saj

Osmani akuzoi Thaçin për marrëveshjen me Serbinë në vitin 2013, të cilën e votoi edhe partia e saj

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e akuzoi presidentin Hashim Thaçi, për legalizimin e strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës, me marrëveshjen e nënshkruar shtatë vite me parë, nga ai, si kryeministër i Kosovës dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, shkruan Insajderi.

Sipas saj, me nënshkrimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013, ishte vendosur krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë e sovranitetit të vendit”, tha Osmani përmes një shkrimi në Facebook.

Mirëpo, atë kohë partia e Isa Mustafës dhe kolegët e Vjosa Osmanit e kishin votuar atë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, pasi duheshin 80 vota për t’u ratifikuar.

Osmani i reagon Thaçit: Mos fol në emrin tim

Megjithatë, Asociacioni i Komunave Serbe ende nuk është themeluar, madje, disa nene të saj janë konsideruar se nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese të Kosovës.

Po ashtu teksa Osmani akuzoi kreun e shtetit për legalizimin e strukturave paralele në institucionet e vendit, në qeverisjen e koalicionit LDK-VV, deputetë të Listës Serbe janë emëruar anëtar të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Në fillim të muajit mars të këtij viti, Gazetar Insajderi kishte raportuar se deputeti Branislav Nikoliq ishte emëruar nga Qeveria e Beogradit më 27 shkurt 2020, anëtar të Organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës.

“Vendimi mbi arsimin e Organeve të Përkohshme në komunat e territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Qeveria merr vendim për shkarimin e anëtarit të organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës, ku shkarkohet Mirosllav Gjorgjeviq nga detyra dhe emërohet Branislav Nokoliq anëtar i këtij organi”, thuhet në dokumentin të cilin e pati siguruar Gazeta Insajderi. /Insajderi.com

Skandaloze: Deputeti i kuvendit të Kosovës emërohet anëtar i strukturave paralele serbe