Pa Rusinë, Eurovizioni këtë vit është shikuar më pak

Pa Rusinë, Eurovizioni këtë vit është shikuar më pak

182 milion shikues nga mbarë bota kanë ndjekur tri netët e edicionit të këtij viti të Eurovizionit, festivalit muzikor që mbledhë shtetet nga Evropa për muzikë e argëtim.

204 milion shikues ka qenë numri në total i vitit të kaluar, por këtë vit Rusia nuk ka marrë pjesë në Eurovizion dhe nuk i ka transmetuar as dy gjysmëfinalet e as finalen e madhe, dhe prandaj një numër i madh i rusëve as nuk e kanë shikuar festivalin, shkruan Kultplus.

6 milion njerëz e kanë shikuar festivalin në internet, në anën tjetër. 1.4 milionë qytetarë nga Portugalia e kanë parë festivalin të cilin e fitoi këngëtari përfaqësues i tyre, Salvador Sobral./Insajderi.com