Në test-provën e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kishte përshendetur simpatizuesit nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës,
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka akuzuar Kurtin për shumë çështje mbrëmë në një paraqitje televizive.
Në publik u shpërndah një video ku Lekaj tha se Kurti po bën “politikë feministe”, duke arsytuar pastaj se e kishte fjalën për politikë fëmijërore.
Por, përpos kritikave të shumta, Lekaj akuzoi Kurtin edhe për përshendetjen e tij në test-provën për protestë të VV-së, ku Kurti doli nga ndërtesa e Qeveisë dhe përshendeti ata që ishin mbledhur në shesh.
““Më ka shkuar në mend sikur në kohën e xhaxhit Enver apo ish liderëve komunistë që i kanë përshëndetur prej lartësisë qytetarët dhe nuk kanë qenë pjesë përbërëse e tyre”, ka thënë Lekaj.
Pal Lekaj është deputet i AAK-së, subjekt politik që po qeverisë në koalicion me LDK-në, Nisman Socialdemorkate dhe Listan Serbe e komunitetet tjera joshumicë. /Insajderi/