Pamje përrallore të fshatit kinez, i cili u mbulua i tëri në gjelbërim

Pamje përrallore të fshatit kinez, i cili u mbulua i tëri në gjelbërim

Një fshat i vogël në një ishull kinez në Oqeanin Paqësor, i është kthyer natyrës pasi fshatarët braktisën shtëpitë dhe tokat e tyre rreth 30 vjet më parë.

Fshati Houtouwan, dikur fshati më i shquar për peshkim, i cili gjendet në ishullin Shengsi në provincën Zhejiang të Kinës në lindje, ishte braktisur plotësisht në fillim të shekullit të 21 për për arsye ekonomik.

Peshkatarët që dikur banonin në fshat u larguan pasi zbuluan se ishte më fitimprurëse të jetosh dhe të punosh në zona urbane sesa në ato periferike.

Fshatarët e tjerë filluan të linin ishullin për një jetë më të lehtë në vitet e 90-ta, ku shumë prej tyre dëshironin një arsim më të mirë për fëmijët e tyre, si dhe trajtim mjekësor.

Përgjatë viteve të 80’ta, fshati mburrej me një popullsi prej rreth tre mijë banorë, por deri në vitin 2002 fshati ishte shpopulluar i tëri, transmeton lajmi.net.

Tani, i karakterizuar me jetën e egër dhe gjelbërimin, ishulli mistik ka marrë pamje përrallore, duke tërhequr turistët për ta vizituar.