Parada e Krenarisë “Në emër të lirisë”

Parada e Krenarisë “Në emër të lirisë”

Të mërkurën, me datë 10  tetor, në kuadër të Javës së Krenarisë do të mbahet Parada e Krenarisë 2018 në Prishtinë.

Java e Krenarisë ka për qëllim të ngris vetëdijen, të fuqizojë personat LGBTI dhe të rris vizibilitetin në shoqërinë Kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore.

Aktivitetet që do të mbahen përgjatë Javës së Krenarisë do t’i nxjerrë në pah këto çështje të cilat do të sjellen përmes diskutimeve, ekspozitave dhe eventeve artistike.

Për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm që ka ndodhur kundër personave LGBTI pas Paradës së Parë të Krenarisë “Në Emër të Dashurisë”, si dhe për shkak të nevojës së tyre për të jetuar në vende ku ndihen të lirë nga paragjykimet, pa u ballafaquar me refuzime dhe diskriminim, tash organizatat dhe personat LGBTI vendosën që këtë vit Paradën ta emërojnë “Në Emër të Lirisë”. Në këtë mënyrë ne shprehim reagimin tonë dhë kërkesën për liri dhe siguri për komunitetet.

Sllogani “Në Emër të Lirisë” kërkon liri të shprehjes, liri të të qenurit të sigurtë, për liri të ndryshme të identitetit dhe sekualitetit, për jo-diskriminim dhe liri në konfidencialitet.

Ju inkurajojmë të jeni pjesë e aktiviteteve të cilat do të mbahen gjatë Javës së Krenarisë “Në Emër të Lirisë”, për Liri.