
Një video ku tregonte parisienët duke kënduar “Ave Maria” të gjunjëzuar para katedrales së djegur të Notre Dame ka bërë bujë në mediet sociale, shkruan Insajderi.
Një numër shumë i madh i banorëve janë mbledhur së bashku duke ndarë pikëllimin e tyre përmes këngës.
Edhe presidenti francez ka shprehur dhimbjen e tij përmes një shkrimi në Twitter ku ka thënë:
“Notre Dame është në flakë. Emocion i madh për tërë kombin. Mendimet tona shkojnë për tërë katolikët dhe popullin francez. Si të gjithë bashkëvendësit e mi, jam i pikëlluar të shoh katedralen në flakë”, ka shkruar ai.
Policia ende janë duke u munduar të fikin zjarrin i cili rezultoi gjatë renovimeve që po bëheshin në ndërtesë./Insajderi.com
Parisians singing as the Notre Dame burns – #NotreDame #Paris pic.twitter.com/8QWb4MGJmQ
— Notre-Dame Cathedral (@CathedraleNotre) April 15, 2019