Pas lajmit për shkarkimin e Demir Limajt, flet kryeshefi i Telekomit

Pas lajmit për shkarkimin e Demir Limajt, flet kryeshefi i Telekomit

Para pak minutash qarkulloi lajmi se kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka shkarkuar Demir Limajn që është drejtor i Departamentit të shitjes dhe gjithë stafin e shitjes në këtë ndërmarrje.

Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar për Gazetën Insajderi, nga kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi.

Ai i ka thënë gazetës, se nuk ka shkarkim dhe ka thënë se pas pak çastesh do të takohet me të për të diskutuar se cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrin më tutje.

“Mos u kapni me emra të përveçëm, është vëllai i atij është vëllai i këtij, nëse ka qenë vëllai i atij çka me bo tash. Nuk ka shkarkim, ai është i angazhuar si profesor universitar në Universitetin e Prizrenit, dhe nuk është shkarku, tash kam takim edhe pak me të, do të diskutojmë dhe do të vendosim a do të jetë në Telekom apo në Universitet”, ka thënë për Insajderin Istrefi.

Ai po ashtu ka thënë që Limaj, ka qenë  drejtor i shitjes më i suksesshëm sa i përket punës dhe aktiviteti që e ka bërë.

Kujtojmë se Demir Limaj është vëllai i kreut të NISMA-së, Fatmir Limaj./ Insajderi.com