Pas premierës në Karloy Vary, filmi kosovar “Shpia e Agës” merr çmim të rëndësishëm

Pas premierës në Karloy Vary, filmi kosovar “Shpia e Agës” merr çmim të rëndësishëm

Filmi i metrazhit të gjatë, “Shpia e Agës”, me regji të Lendita Zeqirajt, është shpërblyer me çmim nga Federata e Kritikëve të Filmit të Evropës dhe Mesdheut (FEDEORA).

Lajmin e ka bërë të ditur regjisorja, Lendita Zeqiraj, e cila përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

“Premiera jonë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Karlovy Vary nuk ka shkuar pa u vënë re! ‘Shpia e Agës’ është shpërblyer nga FEDEORA – Federata e Kritikëve të Filmit të Evropës dhe Mesdheut. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar @KVIFF për vëmendjen që i dhanë filmit tonë dhe delegacionit tonë të filmit – na bëri të ndiheshim si një ‘Stars Hollywood'”, ka thënë Zeqiraj.

Filmi “Shpia e Agës” trajton bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe serbëve, ku roli kryesor i është mveshur 9-vjeçarit, Agës, i cili jeton me nënën e tij në periferi të qytetit dhe mëson gjuhën serbe nga një fqinje e nacionalitetit serb.

Qëllimi i tij është për ta gjetur babain për të cilin mendon se është i robëruar nëpër burgjet e Serbisë. /Insajderi.com