Pas skandalit me “njohjen” nga Xhamajka reagon Glauk Konjufca

Pas skandalit me “njohjen” nga Xhamajka reagon Glauk Konjufca

Kryediplomati kosovar Gluak Konjufca ka reaguar për skandalin e njohjes nga Xhamajka, një gënjeshtër që u shpërnda mbrëmë nga Presidenti Hashim Thaçi,  e që u demantua nga ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës.

Konjufca ka deklaruar se njoftimin për njohje MPJ e ka pranuar përmes emailit nga ambasadorja Vlora Çitaku.

“Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka. Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë”, tha Konjufca.

Konjufca ka paralajmëruar se pas shqyrtimit të situatës do të ndërmarrë veprime.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, tha Konjufca.

Më gjerësisht rreth skandalit lexo:

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës thotë se nuk e kanë njohur Kosovën

Si e gënjeu një popull Hashim Thaçi për njohjen nga Xhamajka

Shpërndau gënjeshtrën për Xhamajkën, Presidenti Thaçi thotë se u njoftua nga Vlora Çitaku

Pacolli: Nëse lajmi për njohjen nga Xhamajka nuk është i vërtetë, Çitaku të shkarkohet

Si ia faturoi si sukses partisë deputetja e VV-së “rrenën” e Thaçit për njohjen nga Xhamajka