Drama televizive “Peaky Blinders” dhe ylli i saj Cillian Murphy ishin fituesit e mëdhenj në ceremoninë britanike National Television Award në Londër të martën mbrëma (28 janar).
Krijuesi i serisë Steven Knight e mori çmimin për Dramë në ceremoninë në O2 Arena, ndërsa Murphy i cili mungonte e mori çmimin për Drama Performance.
“Chernobyl”, mini-seria e cila e dokumenton katastrofën bërthamore sovjetike të vitit 1986, u shpall Best New Drama, ndërsa Mrs. Brown Boys triumfoi në kategorinë Comedy.
Fituesit e tjerë të shquar përfshinë Jesy Nelson, dokumentari i të cilit flet për trollet e mediave sociale, Odd One Out, e fitoi çmimin Factual, dhe dyshja televizive Ant dhe Dec, të cilët e zgjeruan rekordin e tyre të fitoreve në seksionin TV Presenter me fitoren e 19-të.
Ylli i “Monty Python”, Michael Palin u nderua me çmimin Special Recognition për punën e tij si komedian, aktor dhe dokumentues udhëtimesh. Ai ia dedikoi çmimin mikut dhe kolegut të ndjerë të “Monty Python”, Terry Jones, i cili ndërroi jetë javën e kaluar.