“Peng” e Eliza Hoxhës – Një këngë për të pathënat

“Peng” e Eliza Hoxhës – Një këngë për të pathënat

Pas një kohe të gjatë, Eliza Hoxha vjen me di[ka krejtësisht të re, por që mbetet në stilin e saj.

“Peng “ është një këngë për të pathënat në një marrëdhënie, për të vërtetat që mbesin në kokën tonë si kuota filmash, të paafta për të dalë si mënyrë komunikimi, e që kanë tendencë të kthehen në ankthe që të përndjekin.

Eliza i këndon një dashurie të vështirë, një marrëdhie ku dashuria dhe urrejtja janë aq të fuqishme sa krijojnë një rreth vicioz, prej nga është e vështirë të dalesh sepse njëra ushqen tjetrën duke i dhënë një lidhje toksike shkëlqimin romantik.

Peng, do mbes dhe kjo këngë do t’harrohet, s’do dëgjohet me

Peng, dhe shpresa do mbes që gjithëherë e fundit vdes

Peng, mbeti koha mes nesh dhe ditët që ende i kujtoj

Se kuptova kurr, si atë natë dikur

Unë të pata dhe s’të pata më kurr