Për albumin Reflections të Blerta Kosovës

Për albumin Reflections të Blerta Kosovës

Reflection është si përvojë “out of this world”. Fillon e ndëgjon albumin e sa hyn në përjetimin e këngës së parë, e dyta të mëson se duhet të hapësh mendjen e të presësh gjithçka, sepse secila kangë është diçka tjetër, si persona të ndryshme të të njejtit njeri.

Sipas Blertës ajo që  e karakterizon këtë album janë vokali i brishtë dhe një qasje spirituale me nuanca mistike që përcjell pothuaj të gjitha kangët.

Procesi i krijimit të albumit nuk ka datë të veçantë, është puna e shumë viteve që më në fund është përmbledhur në një album.

“Albumi është një përzgjedhje e një pjese të krijimtarisë time gjatë viteve (prej 2012 deri tash). Ndërsa pjesa teknike e miksimit dhe masterizimit ka zgjatë rreth 1 vjet e gjysmë.” tregon Blerta për procesin e krijimit të albumit.

Titujt janë poetik e të shtyjnë imagjinatën në storie universale prej narrativës që më shumë përshkruan se sa tregon.

“…If I’m not quite good enough

Or somehow undeserving of

A mother’s love… ”

Është një lloj ndjenjë e përzier me trishtim që vjen më nji mënyrë ma të ambël kur shëndrrohet në muzikën e Blertës, përmes të cilës ajo rrëfen grimca sugjestive të storieve përsonale, por që vinë e shëndrrohen në përjetime kolektive ku shumë mund të shohin veten.

Albumin, ngjajshëm me të gjithë krijimtarinë e blertës e karakterizojnë zhanret si  elektronike, eksperimental, synth, darkëave, elektro etj.

Blerta tregon lidhur me influencat dhe inspirimet e saj, mes të cilëve përmend edhe disa muzikantë të kohës si Conan Mockasin, Kali Uchis, Ariel Pink, Part Time etj.

Reflection nuk është album për çdokë, megjithatë është një reflektim i frymës së kohës në të cilën jetojmë, një persiatje mbi personalen dhe irealen, me një origjinalitet që mund të konsiderohet edhe i pakohë./Insajderi