Për çfarë s’po dakordohen Vetëvendosje dhe LDK?

Për çfarë s’po dakordohen Vetëvendosje dhe LDK?

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar takime të nivelit të lartë ndërmjet partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për shtyp të premten ku u paraqit para mediave së bashku me pesë zyrtarë të tjerë të LDK-së.

Ndonëse ka thënë se ka pajtueshmëri ndërmjet LDK-së dhe LVV-së për koalicionin e ardhshëm qeverisës, Mustafa ka deklaruar se ka edhe dallime në disa çështje. Ka thënë se dallimet janë të vogla.

“Janë disa çështje të ekonomisë që kanë të bëjnë me çështjen e shfrytëzimit të mjeteve nga privatizimi dhe nga çështjet e tjera. Ka dallime tek çështja e taksave dhe tatimeve, po ashtu edhe tek çështjet sociale ka pak dallime”, ka thënë Mustafa.

Isa Mustafa del vet i gjashti në konferencë për shtyp, flet për koalicionin me Vetëvendosjen

Për këto dallimet e “vogla” që ende nuk dihet scilat janë – ka folur edhe zyrtari i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Më tutje presim certifikimin e rezultateve për të dakorduar disa çështje që kanë mbetur të diskutohen edhe një herë, si dhe të ndahen përgjegjësitë në qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Hoti.

“E gjithë Kryesia e LDK-së e ka vlerësuar lartë angazhimin tonë në këto takime në përafrimin e programeve të dy subjekteve”./Insajderi.com

Lexoni edhe: 

Vetëvendosje dhe LDK të martën nënshkruajnë marrëveshjen. Kush do të jenë ministrat?