Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojte të përkohshme, sot pritet t’i zgjatet afati edhe për një vit.
Sipas Ministrisë së Kulturës, do t’i shtohen edhe disa asete të reja, por asnjë prej 1 mijë e 534 monumenteve, që aktualisht gëzojnë mbrojte të përkohshme, nuk do të kalojnë në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojte të përhershme, e cila u shpall për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, kur shteti për herë të parë mori nën mbrojtje të përhershme 23 asete. Listës së përkohshme i zgjatet afati për të pestën herë.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore numëron një vit prej kur puna e tij në raport me obligimin e parë ligjor që ka, nuk ka lëvizur.