Për tri ditë radhazi nuk e shiti asnjë libër: Duhet të bësh politikë

Për tri ditë radhazi nuk e shiti asnjë libër: Duhet të bësh politikë

Interneti po del të jetë shkaktari i mos leximit të librave. Kështu shprehet Artan Dragoi për oranews.

Librashitësi nga Shqipëria ankohet se nuk ka mundur ta shes as edhe një libër gjatë tre ditëve. Fajin ia hedh internetit.

“Telefoni është arma më e fuqishme se leximi. Kam tre ditë dhe nuk e di do shes apo jo. Mosha e mesme ble më shumë”, ka thënë Dragoi.

Ndërsa me pak të interesuar për librat janë vajzat sipas tij.

“Vajzat nuk blejnë fare, me vajzat duhet të bësh politikë që të marrë një libër”.

Ndonëse të njëjtin mendim e kanë edhe qytetarët për nivelin e ulët të lexuesve.

Një qytetar është shprehur se në kohët e mëhershme flinim më libra të Migjenit, tani të rinjët nuk i njohin as kush janë shkrimtarët e Rilindjes.