Përfitimet shëndetësore të kombinimit të mjaltit me arra

Përfitimet shëndetësore të kombinimit të mjaltit me arra

Një recetë shumë e thjeshtë, kombinimi i mjaltit me arra e eventualisht edhe shtimi i lëngut të limonit, është një lloj recete popullore që përmban vlera të rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Ky kombinim do të ju ndihmojë të merrni vitamina, minerale, proteina, yndyrna dhe karbohidrate, pa shpenzuar shumë kohë dhe me një lugë të vetme.

Përgatitja e kësaj recete është shumë e lehtë dhe e thjeshtë. Një gjysmë kilogrami arra përzihen me gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar dhe nëse doni, kësaj mund të ja shtoni edhe lëngun e një limoni.

Kombinim i mjalti me arra dhe limon ndihmon në plotësimin e vlerave ushqimore të këtyre dy produktve.

Ul tensionin e gjakut

Rekomandohet që të përdorni 100 gramë arra dhe 100 gramë mjaltë çdo ditë për 45 ditë me rradhë.

Sigurohuni që keni furnizim të bollshëm të këtyre dy produkteve dhe mbani mend që arrat kanë një efekt laksativ.

Ndihmon me aneminë dhe gjakun

Përzieni 500 gramë mjaltë me 500 gramë arra të grira dhe lëngun e një limoni. Sipas preferencës mund të shtoni deri në 3 limonë.

Vendoseni masën në një enë qelqi. Merrni nga një lugë gjelle tre herë në ditë, gjysmë ore përpara çdo vakti.

Forcon imunitetin

Mund të merrni sasi të barabarta të mjaltit dhe arrave dhe t’i përzieni së bashku. Shtoni copa limoni ose thjesht lëng limoni.

Në këtë recetë zakonisht përdoren arra të njoma, por në vende të ndryshme përdoren edhe arrat e pjekura.

Pjekni arrat në furrë në një temperaturë prej 150º C për disa minuta. Shija e tyre do të shumëfishohet dhe nuk do t’ju pritet të konsumoni më shumë.

Lehtëson dhimbjen e kokës

Ky kombinim shëron dhimbjet e kokës, ndaj në vend që të merrni ilaçe, konsumoni një deri në dy lugë gjelle me mjaltë dhe arra në ditë./Insajderi.com