Përurohet busti i Azem Galicës

Përurohet busti i Azem Galicës

Në fshatin Galicë të Komunës së Vushtrrisë përurohet busti i atdhetarit të shquar, Azem Galica.

Busti i patriotit Azem Galica do të ngrihet në shkollën e fshatit  Galicë pikërisht në vendin e lindjes së tij, bënë të ditur KultPlus.

Azem Galica njihet si një luftëtar i shquar në çlirimin dhe bashkimin kombëtar dhe si organizator i lëvizjes se armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm të viteve 1912-1924.