Pesë kandidatët më të votuar të VV-së në Gjilan

Pesë kandidatët më të votuar të VV-së në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë në nivel të vendit në zgjedhjet e parakohshme të mbajtur me gjashtë tetor.

Kjo parti doli fituese edhe në Komunën e Gjilanit, që njihej si bastion i LDK-së. Partia e Albin Kurtit arriti të marrë 17 mijë e 864 vota apo 39,75% ose.

Insajderi ka siguruar listën e kandidatëve më të votuar të kësaj partie në Komunën e Gjilanit.

Kësaj liste i prin Arbëreshë Kryeziu-Hyseni me 5 mijë e 840 vota, pas saj radhiten Alban Hyseni 5765, Labinotë Demi-Murtezi 4 mijë e 703 vota, Arijeta Rexhepi 4 mijë e 603 vota dhe Glauk Konjufca 3 mijë e 541 vota.

Kurse kandidati për kryeministër Albin Kurti në këtë komunë arriti të marrë 14 mijë e 365 vota. /Insajderi.com