Petrit Halilaj dhe Banksy, në mesin e 45 artistëve që lanë gjurmë këtë vit

Petrit Halilaj dhe Banksy, në mesin e 45 artistëve që lanë gjurmë këtë vit

Një ndër artistët që ka lënë gjurmë në art gjatë këtij viti është edhe Petrit Halilaj.

Artisti kosovar, i cili edhe këtë vit nuk është ndalur me ekspozitat në mbarë botën dhe me projektet e tij të ndryshme artistike, është përfshirë në listën e My Art Guides në mesin e 45 artistëve që lanë gjurmë për sivjet.

Halilaj madje sfidon edhe Banksy – artistin e njohur misterioz anglez, i cili gjendet në listë, shkruan Kult Plus.

Në këtë listë kanë arritur të futen edhe Alfredo Jaar dhe Tomas Saraceno, mes artistëve tjerë.

Halilaj momentalisht e ka të hapur ekspozitën “Shkrepëtima” në Fondazione Merz, deri me 3 shkurt. Vitin e kaluar Halilaj morri Mirënjohje Speciale nga Bienalja e Venecias në Itali.