Petrit Halilaj tregon pse bashkëpunon me prindërit për punët e tij artistike

Petrit Halilaj tregon pse bashkëpunon me prindërit për punët e tij artistike

Artisti kosovar Petrit Halilaj, i cili para pak ditësh rrëmbeu një trofe në Bienalen e Venecias – një trofe ky i respektuar në botën e artit e kulturës, ka folur në një intervistë për Uomo Vogue në Itali.

Petriti është rikthyer në kohën kur në vitin 2013-të morri pjesë në Bienale për herë të parë, si i pari artist që sjellë Kosovën në këtë Bienale, ndërsa thotë se që nga ajo kohë gjërat kanë ndryshuar për të por edhe për shtetin e Kosovës.

“Sot Kosova jeton nëpër një fazë të evoluimit, atëherë ishte viti 2013-të dhe gjithçka ishte si fillim, pas luftës dhe më pas edhe pas shpalljes së pavarësisë. Unë e mendoj Kosovën si një kafshë të gatshme për ndryshime radikale në një kohë të shkurtër” tregon mes tjerash Halilaj në këtë intervistë.

Për këtë intervistë ai është pyetur edhe se pse gjithmonë ka diçka nga familja e tij në veprat e tij artistike. Në Bienalen e Venecias këtë vit ai ka bashkëpunuar me nënën e tij ndërsa në Bienalen e Berlinit në vitin 2010-të pati bashkëpunuar me babanë.

“Pasi jemi larguar nga Kostërrci për në perëndim, edhe familjarët e mi ndër vite janë transformuar dhe kanë ndryshuar. Nëna ime shembull, nga një grua e dedikuar vetëm në punë të shtëpisë është kthyer në një grua më të pavarur, dhe ky ndryshim e kjo pavarësi më ka ndihmuar edhe mua në atë që jam dhe që dashuroj” tregon Petriti mes tjerash në këtë intervistë.