Pijet që do të ju ndihmojnë për netë pagjumë

Pijet që do të ju ndihmojnë për netë pagjumë

Rëndësia e gjumit për njeriun është jetike. 6 deri në 8 orë gjumë janë të domosdoshme sepse përpos që ndikojnë në koncentrim, disponim, funksionim të organeve vitale, mungesa e gjumit ul edhe imunitetin.

Shumicës së njerëzve ju ndodh që të kenë netë kur edhepse janë të lodhur, gjumi duket i pamundshëm, ndërsa shumë të tjerë përjetojnë ferrin duke qenë shpesh të paaftë të flejnë apo të bëjnë gjumë të mirë.

Disa kombinime pijesh mund të jenë rutina e duhur për ju që do të ju mundësojë gjumë të mirë dhe të qetë, raporton Agroweb, raporton Insajderi.

Qumësht me turmerik – apo shafran Indian, është një kombinim që ka shumë efekt për të ju qetësuar dhe përgjumur. Turmeriku ka përmbajtje të madhe të antiflamatorëve dhe qetëson stomakun e poashtu ul nivelin e  sheqerit në gjak. Para se të flini, përzijeni qumështin e ngrohtë me një lugë turmerik dhe mjaltë. Konsumojeni të ngrohtë.

Konsumimi i çajërave natyral – mund të jap efekt qetësues para gjumit. Sidomos kamomili llogaritet si një prej çajërave më të mirë për gjumë. Kjo ndodh për arsye se përmban një antioksidant që duhet apiogiena, i cili ndikon në uljen e ankthit dhe nxitjen e gjumit.

Çokollata e ngrohtë – çokollata e shkrirë apo kakao e ngrohtë pa sheqer është një tjetër pije, konsumimi i të cilës jep përfitime të mëdha nëse konsumohet para darkës. Përpos shijes së mirë kakao ju relakson dhe ka veti qetësuese. Kakao mes tjerash, ul nivelin e sheqerit në gjak, shtimin e acideve yndyrore dhe lehtëson stresin mendor që ju mban zgjuar gjatë natës.

Mineralet – Melatonina dhe serotonina janë të rëndësishme për gjumë të thellë. Është mungesa e tyre që është përgjegjëse sa i përket gjumit të qetë, duke e mos ju lënë të futeni në fazën REM të gjumit. Një kombinim i bananeve, tërshërës, qumështit dhe bajameve do të ju ndihmojë të flini më mirë. Të gjithë këta përbërës hidhini në një mikser dhe konsumoni si lëng para se të flini./Insajderi.com