Lëngu i karotës është i ulët në kalori dhe karbohidrate ndërsa paketon lëndë të shumta ushqyese. Një filxhan (240 ml) përmban:
- Kalori: 96
- Proteina: 2 gram
- Yndyra: më pak se 1 gram
- Karbohidratet: 22 gram
- Sheqernat: 9 gram
- Fibër: 2 gram
- Vitamina A (si provitamina A): 255% e vlerës ditore (VD)
- Vitamina C: 23% e VD
- Vitamina K: 31% e VD
- Kaliumi: 15% e VD
Lëngu i karotës gjithashtu siguron pigmentet karotenoide, luteinë dhe zeaksantinë, të cilat veprojnë si antioksidantë në trupin tuaj. Antioksidantët luftojnë molekulat e paqëndrueshme të quajtura radikale të lira.
Karotenoidi kryesor në lëngun e karotës është karotina beta, e cila është përgjegjëse për ngjyrën portokalli të karotave. Trupi juaj e shndërron atë në antioksidant të vitaminës A.
Një gotë lëngu karote ka një sërë përfitimesh për shëndetin tuaj:
- Përmison shëndetin e syve,
- Përmison sistemin tuaj imunitar,
- Përbërësit saj kanë efekt anti-kancer,
- Ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak,
- Përmison shëndetin e lëkurës tuaj dhe
- Ndihmon në funksionimin e shëndetshëm të zemrës.
Ndërsa lëngu i karotës është krejtësisht i sigurt për shumicën e njerëzve, duhet të keni parasysh disa masa paraprake.
Disa lëngje karotash, veçanërisht varietetet e përgatitura rishtas, mund të mos jenë pasterizuar për të shkatërruar bakteret e dëmshme. Gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe ato me sistem imunitar të komprometuar duhet të shmangin lëngun e pa pasterizuar të karotës.
Për më tepër, pirja e sasive shumë të mëdha të lëngut të karotës mund të çojë në karotenemi, një gjendje që e bën lëkurën tuaj të verdhë-portokalli si rezultat i niveleve të larta të beta karotenit në gjak.
Ndërsa nuk është e dëmshme, mund të jetë alarmante. Heqja e përkohshme e burimeve të beta karotenit nga dieta juaj zakonisht zgjidh çështjen. /Insajderi.com
Burimi: Health Line