Blerand Stavilecit s’do t’i duhen më 25 orë punë – nga minsitër në drejtor ekzekutiv të Kadri Veselit

Blerand Stavilecit s’do t’i duhen më 25 orë punë – nga minsitër në drejtor ekzekutiv të Kadri Veselit

Blerand Stavilecit duket se më nuk do t’i duhen 25 orë punë në ditë, pasi që tashmë ka marrë një pozitë më të ulët në parti.

Shefi i tij Kadri Veseli sot e ka emëruar atë në pozitën e drejtorit Ekzekutiv. Pozitë kjo e cila nuk e specifikon saktë punën që tani e tutje do të bëj Stavileci.

Një nga njerëzit e afrtë të Veselit që dikur mbante pozita fort të lartë drejtuese, si ministër i dikasterit të Bujqësisë, por edhe drejtues i ministrisë së Zhvillimit Ekonomik – tash nga roli i opozitarit ai do ta ketë vetëm një pozitë jo fort të rëndësishme në PDK, shkruan Insajderi.

Partia Demokratike e Kosovës sot ka bërë edhe disa emërime të tjera në parti, si pjesë e reformës që Kadri Veseli tash e sa kohë e ka paralajmëruar./Insajderi.com

Lexo edhe:

PDK zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm, këta janë emrat

“Secili i ka 2-3 milionë”- Haliti emërohet ‘shef’ i Grupeve të Interesit në PDK

Të bëmat e Sami Lushtakut, udhëheqësit të Vlerave të Luftës në PDK

Avancohet Migjen Kelmendi, bëhet “admin” i Facebook-ut të Kadri Veselit