Plani i opozitës: Haradinaj do të gjuaj gaz lotësjellës në takim

Plani i opozitës: Haradinaj do të gjuaj gaz lotësjellës në takim

Të gjithë jemi çuditur kur Ramush Haradinaj, më i forti i opozitës së bashkuar i tha PO, ftesës dyfytyrëshe të presidentes dhe disa u ngutën madje ta quajnë edhe Isa Mustafa i Dytë.

Por Kukunews ju sjellë ekskluzivisht dokumentin “Plani i Opozitës për Takimin me Presidenten”, në të cilën zbulohet edhe arsyeja përse Ramush Haradinaj ka vendosur të shkoj në këtë takim.

“Ramush Haradinaj, 11 orë para se të mbahet takimi prononcohet se do të shkoj në takim, duke ngritur kështu shumë pluhur mbi atë që do të quhet ‘çarje e opozitës së bashkuar’ por në fakt Haradinaj do të gjuaj gaz lotsjellës në takim”, thuhet në Pikën e 5-të të Planit të Opozitës.

Në pikat e para të këtij plani janë disa ngjarje që tashmë janë të ditura, sikurse protestat e 9 Janarit, Intervistat në Arrati dhe Aktivizmi në Rrjete Sociale dhe Media.

Plani ka shumë pika të tjera të cilat tregojnë saktësisht se çfarë do të ndodhë gjatë këtij viti, por ne si Agjenci Serioze e Lajmeve do t’i publikojmë ato kur të jetë nevoja, në një kohë të përshtatshme që e konsiderojmë ne.