Po rikthehet seriali “Schengen Visa” në GjirafaVideo

Po rikthehet seriali “Schengen Visa” në GjirafaVideo

Sigurisht ju kujtohet seriali “Schengen Visa” i cili për një periudhë të shkurtër arriti të bëhet shumë i famshëm.

Ky serial pos temës së visave që është shumë aktuale në vendin tonë, sjell edhe personazhe shumë të veçantë dhe komikë të cilët e bëjnë këtë serial shumë të dashur për publikun.

E lajmi i mirë është që GjirafaStudios ka vendosur të prodhoj sezonat e reja të “Schengen Visa” që do të shfaqen online në platformën GjirafaVideo.com

GjirafaStudios është duke planifikuar që të gjatë vitit të prodhoj dhe të ju sjell publikut Shqiptarë top seriale, emisione, filma, dokumentarët, etj.

Si çdo shtet i zhvilluar që ka platformë të tyren, ashtu po na ofron edhe GjirafaVideo.com

Episodi i pare i “Schengen Visa” do të shfaqet më 10 Mars (e Diel) në ora 20:00 vetëm online.

Mirëpo këtë Diel më 3 Mars në ora 20:00 aktorët e serialit kanë një surprizë për ju, mos harroni t’i ndiqni.