Poezi nga shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli
U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha,
U bë si pulëbardhë e lehtë
Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita
Rënkoi e fluturoi mbi retë
Andej u fsheh si ylli Afërdita
Dhe ne pastaj s’e pamë, pastë ndjesë!
Veç ndodh që valë e ëndrrave të trishta
E sjell në breg te shtratit tim si shpezë.